Arifi & Musliu: Koalicioni PD-LPD stabil dhe i paluhatshëm
Leverdia e dukujt-dikujt për një destabilizim brenda koalicionit qeverisës shqiptarë në komunën e Bujanocit PD-LPD, duket se nuk do ti plotësohet, kjo sepse krerët e këtij koalicioni qeverisës, gjegjësisht ata të cilët e formuan këtë koalicion nuk kanë asnjë mosmarrëveshje e cila do të vëntë në pykpyetje koalicionin apo edhe ta prishte atë.
Mund të ketë mospërputhje të mendimeve që nuk do të thotë se ato do të ndikojnë në destabilizimin e koalicionit, kështu shprehen krerët komunal të Bujanocit.
Kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit Jonuz Musliu njëherit lider i LPD-së, i tha BujanociNet se “koalicioni është stabil dhe i paluhatshëm dhe se mosmarrëveshjet teknike që mund të ndodhin gjatë punëve dhe aktiviteteve të ndryshme as që mund të kenë ndikimin më të vogël në prishjen e koalicionit tonë” ka thënë Musliu, duke shtuar se, kjo nuk është lojë fëmijësh kur të dojë dhe kush të dojë të ndikojë në prishjen e koalicionit, ne në fillim jemi dakorduar për qëllimet dhe programin tonë dhe këto qëllime dhe ky program aktualisht është duke u rrespektuar nga të dyja palët”.
Kreu i legjislativit gjithashtu ka potencuar se, koalicioni nuk prishet me fjalë rrugësh, ai është arritur në tavolinën e bisedimeve dhe me një mirëkuptim dy palësh, dhe përderi sa ky bashkëpunim rrespektohet koalicioni do të jetë stabil.
Musliu gjithashtu ka potencuar se, rezultatet e bashkëpunimit tonë po shihen edhe në teren, sikurse edhe në funksionimin e pushtetit lokal, ku janë arritur rezultatet të dukshme, edhe pse asnjëherë nuk mjaftonë për të arritur aty ku e kemi qëllimin tonë gjithnjë për të mirën e popullatës të komunës së Bujanocit. Edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi e ka konfirmuar se koalicioni PD-LPD është stabil.
Në një deklaratë dhënë BujanociNet, Arifi ka potencuar se, “gjithçka është në frymën e bashkëpunimit brenda koalicionit tonë dhe se jemi duke punuar në mënyrë intensive në realizimin e programeve të dy partnerëve të koalicionit” Arifi gjithashtu ka deklaruar se koalicioni është duke dhënë rezultatet e veta dhe se këto rezultatet janë të dukshme në të gjitha fushat, ngase programet tona kanë një prioritet, përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Bujanocit./BujanociNet/


