United Hospital

Llashtica, asnjë votë jabangjinjëve!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me një minutë heshtje për humbjen e dy aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar tubimi të cilin e kanë organizuar banorët e Llashticës dhe Myqibabës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë pritur sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njeherit kryetar i Komunës Lutfi Haziri së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe pesë kandidatët e kësaj ane të propozuar për Kuvendin e Republikes së Kosovës.

Mbështetësit e shumtë të këtyre fshatrave thanë njëzëri se do t’i lënë pa asnjë votë jabangjinjtë që e sakatuan Kosovën.

Në fjalën e tij, kryetari Lutfi Haziri mes tjerash ka theksuar që vetëm të bashkuar, sic ka qenë çdoherë Llashtica, e të rreshtuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mund ta dërgojmë këtë qeverisje të keqe në opozitë.

FIDANISHTJA

Ndërsa, tha se lista e fitores është lista e LDK-së në krye me Isa Mustafën dhe kandidatët nga Gjilani janë më të mirët, janë profesionistë, bashkudhëtar që nga themelimi, të ndershëm, njerëz që e ruajnë kuletën e popullit.

Nga ana e tyre, kandidatët e LDK-së nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, para qindra të pranishmëve kërkuan votën për ndryshimin e madh, për kthesën e madhe historike, për një demokraci, për një shtet ligjorë, ku do të respektohen të drejtat e njeriut si dhe për lulëzimin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, rinisë e sportit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.