Fotografitë e sinqerta të Pacollit
Gjilan – Behgjet Pacolli pos që është pritur miqësisht në Zhegër dhe nën parullën “Mirë se vjen kryeministër”, ai ka gjetur kohë dhe është fotografuar me shumë pjesëmarrës, të rinj, pleq, student e ithtar të shumtë.
Behgjet Pacolli ndonëse është shqiptari më i pasur në botë ai nuk e ka pasur problem që të gjejë kohë dhe të bëjë foto me shumë të pranishëm të dielën në Zhegër, raporton rajonipress.
Në foto Pacolli shihet i hareshëm dhe ua plotëson të gjithëve dëshirën që të bëjnë edhe “selfije”.
Ithtarët e AKR-së, por edhe të partive tjera e donin Pacollin afër dhe dëshironin të bënin foto me të.
Sinqeriteti i liderit Pacolli dëshmon hapur tendencën e tij për të treguar afërsi të liderit dhe të komunikimit edhe me njerëzit më të thjeshtë./rajonipress/


