ARKATANA

Donika Gërvalla drejt Kosovës, do t’i ndihmojë LDK-së t’i fitoj zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Donika Gërvalla, vajza e heroit të kombit, Jusuf Gërvalla, ka vendosur t’i bashkohet LDK-së në fushatën elektorale.

“Unë po nisem sot për Kosovë për të dhënë ndihmën time në fushatën zgjedhore. Do të luftoj jo për vete, por për një të ardhme më të mirë të vendit”, ka shkruar Donika në Facebook.

FIDANISHTJA

“Ka filluar faza finale për ndryshime të vërteta në Kosovë. Korrupsioni dhe krimi duhet të shporren më në fund nga politika. Kjo nuk bëhet brenda natës, por hap pas hapi. Hapi i parë: forcimi i LDK-së, e cila e ka potencialin më të madh për ta kthyer Kosovën në kurs të drejtë. Unë po nisem sot për Kosovë për të dhënë ndihmën time në fushatën zgjedhore. Do të luftoj jo për vete, por për një të ardhme më të mirë të vendit”, ka shkruar ajo.

Donika i ka ftuar të gjithë të ndihmojnë në mënyrën e tyre.
“Rruga që ka Kosova përpara deri në normalizimin e politikës së saj do të jetë ende e gjatë dhe me shumë sfida. Prandaj nuk është aspak e parëndësishme se kush e qeveris vendin”, ka shkruar ajo në Facebook.