Eko Higjiena

Zero tolerancë ndaj vjedhësve të votave

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nuk heziton t’i bie tavolinës me rreptësi kur flet për vjedhësit eventualë të votave. Duke reflektuar zero tolerancë ndaj tyre, Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, paralajmëron arrestime të menjëhershme ndaj atyre që do të bëjnë çfarëdo manipulimi me votat.

Ajo thotë se 100 prokurorë dhe 300 zyrtarë mbështetës të prokurorive të të gjithë Kosovës do të jenë “gardianë” të mbrojtjes së votave të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Eco Higjiena

Pula në një intervistë për “Zërin” thotë se përveç kryesve të veprave do të hetohen edhe ata që shtyejnë kryerjen e veprave penale./zeri/