FIDANISHTJA

Haziri takon përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Gjilan, duke filluar nga Bashkësia Islame – Naim Aliu, Kisha Katolike – Don Dominik Qerimi (drejtor i qendrës “Don Bosko”), Kisha Protestante – Naim Bllaca, ndërsa ka munguar përfaqësuesi i Kishës Ortodokse. Në takim ka qenë i pranishëm edhe shefi i zyrës për Komunitete dhe Kthim.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e komuniteteve fetare për bashkëpunimin, duke thënë se toleranca mes feve në Gjilan e në Kosovë ka qenë gjithmonë për lakmi, për të shtuar se frymë e tillë duhet të mbretëroj në mënyrë permanente.

Temë e takimit ka qenë parapërgatitja për takimin regjional të komuniteteve fetare të 11 komunave, i cili me dakordimin e të gjithë të pranishmëve, do të mbahet në fund të muajit qershor.

ARKATANA

Në këtë takim është vendosur për formimin e një Komisioni në përbërje të të gjitha komuniteteve, dhe i cili do të merret me përgatitjen e këtij takimi, të parin që është organizuar ndonjëherë në Gjilan.

Ky takim është monitoruar nga zyra regjionale e OSBE-së në Gjilan./rajonipress/