ARKATANA

Themelohet Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Unioni për studentët e Luginës së Preshevës si organizatë jo qeveritare për studentët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është themeluar te mërkurën. Kjo me qëllim të integrimit të studentëve të Luginës në jetën studentore në Kosovë, ofrimin e ndihmës rreth problemeve që hasin gjatë studimeve, bashkëpunimi në mes tyre, përfitimin e përvojave sa më të mira dhe ngritjen e nivelit të tyre kulturor, shoqëror dhe intelektual.

Nga Lugina e Preshevës, graviton një numër i konsiderueshëm i studentëve të cilët vazhdojnë studimet në Universitetet e Kosovës. Deri më tani ka munguar një organizatë studentore e cila do t’i mundësonte grupimit dhe strukturimit për të zhvilluar aktivitetet socio – kulturore me qëllim të ngritjes së nivelit akademik dhe profesional në drejtimet përkatëse, integrimin e studentëve në shoqëri duke i ofruar studentëve ndihmë për nevojat studiuese.

Eco Higjiena

USLP në fokus të saj ka rritja e numrit të vendeve të rezervuara si dhe ngritjen e kuotave për studentë që dëshirojnë të studiojnë këtu, mos të politizohet çështja e njohjes se diplomav, të lehtësohen procedurat e njohjes dhe nostrifikimit të diplomave në mënyrë që mos të ketë hendikep në rast se ndokujt i jepet mundësia për t’u integruar dhe punësuar në Luginë.

E tëra kjo, në mënyrë që studentët e Luginës së Preshevës të kenë një pozitë sa më të favorshme në jetën studentore në Kosovë.