Mobi Casa

Pacolli fton qytetarët të votojnë dhe rrëzojnë qeverinë e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Behxhet Pacolli lideri i kësaj partie ka kërkuar votën e qytetarëve për të formuar një qeveri pa korrupsion, pa krim dhe me investime e zhvillimin ekonomik.Ai ka thënë se me AKR-në në qeverisje Kosova do të jetë në rrugën e duhur. “Ne respektojmë qytetarin dhe shtetin ligjor. Ne kemi programin më të mirë ekonomik dhe origjinal”, ka thënë Pacolli.

Në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, Aleanca Kosova e re (AKR) e ka hapur fushatën zgjedhore njëkohësisht.

Behxhet Pacolli lideri i kësaj partie ka kërkuar votën e qytetarëve për të formuar një qeveri pa korrupsion, pa krim dhe me investime e zhvillimin ekonomik.

Ai ka thënë se me AKR-në në qeverisje Kosova do të jetë në rrugën e duhur. “Ne respektojmë qytetarin dhe shtetin ligjor. Ne kemi programin më të mirë ekonomik dhe origjinal”, ka thënë Pacolli.

Ai ka theksuar se AKR- ja që ka qeverisur në tri ministri dhe në dy komuna, ka pasur sukses pasi sipas tij njerëzit e saj kanë punuar bazuar në dije dhe përvojë…

FIDANISHTJA

Fushata është mbajtur në të njëjtën kohë edhe në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë ku qytetarëve iu është drejtuar kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila, në Mitrovicë fushata është hapur nga kryetari Agim Bahtiri, ndërsa, në Gjilan fushata është hapur nga ministri i zhvillimit ekonomik Fadil Ismajli.

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë për dallim prej partive tjera, anëtarët e AKR’së s’janë të korruptuar.
Ai ka thënë se AKR ka guxim dhe vullnet për të punuar për Kosovën.

“Nuk jemi të korruptuar. Ne kemi moral, dije, përvojë dhe guxim për të vepruar”, ka thënë Pacolli.

“Atyre u mungon përvoja, u mungon morali”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se partitë tjera e kanë kopijuar AKR’së dhe se nuk do të kenë mundësi të realizojnë premtimet pasi s’marrin vesh ne ekonomi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.