UBT

Marigona, psikologja e muzikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marigona Veseli është këngëtarja e radhës e cila synon suksesin në skenën muzikore kosovare. Gjithsesi, ajo dallon nga këngëtaret tjera, pasi përveç zërit karakteristik, ka edhe një profesion të dytë të veçantë.
Marigona, vajza e talentuar prishtinase, është gati t’i hyjë sukseseve të skenës muzikore kosovare.

Marigona Veseli, një zë me perspektiv i muzikës shqip, i është futur profesionit të muzikës dhe gjerë tani ka regjistruar shumë suksese.

“Unë muzikën e kam filluar para 4-5 vjetësh. Talentin për këngë e kam vërejtur qysh prej fëmijërisë”, rrëfen Marigona.

Kjo e fundit është duke përgatitur që në sezonin veror të sjell një këngë të re për dëgjuesit e saj.

FIDANISHTJA

“Këtë sezon do ta sjell një këngë të re me videoklip, teksa po ashtu jam duke punuar në një album me këngë të kënduara ‘live’”, u shpreh Veseli.

E, për fund, Marigona njoftoi se është duke studiuar psikologji, një fakt shtesë që e dallon atë nga këngëtaret tjera.

“Pas një viti përfundoj studimet në psikologji dhe për momentin jam e angazhuar me punë në këtë profesion. Kësisoj, pasi t’i përfundojë studimet mendoj se do të merrem më shumë me muzikë”, përfundoi Marigona.