Hidromorava

Thaçi: Kontrolloni pasionet gjatë fushatës, mos bëni sulme personale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i PDK’së Hashim Thaçi u ka bërë thirrje partive politike që të mos përdorin gjuhë të ashpër gjatë fushatës elektorale e cila fillon nesër.Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e PDK’së.

Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve në vend, që të zhvillojnë një fushatë sa më të qetë e dinjitoze në mënyrë që Kosova t’ia dëshmojë botës, se ka tashmë një demokraci funksionale e të konsoliduar.

Unë do kërkoj prej strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, por kërkoj edhe prej liderëve të partive të tjera politike, që të gjithë së bashku t’iu bëjmë apel simpatizantëve tanë që të mbajnë nën kontroll pasionet e tyre dhe të zhvillojnë një fushatë sa më qytetare dhe dinjitoze, duke kultivuar frymën e pluralizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit. Duhet që të gjitha palët garuese të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjes dhe shpifjes, të zbatojnë me rigorozitet kodin zgjedhor dhe të respektojnë plotësisht bindjet e kundërshtarëve politik.

UBT

Unë ftoj gjithashtu të gjitha palët që t’i nënshtrohen një fushate të drejtë mbështetur në debate përmbajtësore për çështje konkrete në interes të qytetarëve dhe mos të degradojnë në sulme banale personale.

Ka ardhur koha që ne si elitë politike të dëshmojmë që konkurrojmë me vizione të qarta, me programe të menduara mirë dhe platforma politike të përpunuara, që shohin nga e ardhmja dhe që i japin më së miri përgjigje interesave të popullit dhe shtetit tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.