Fundamenti

Pasardhësit e Sheshelit nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Vetëvendosje Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e pamundshme deri sa në udhëheqje janë pasardhësit e Sheshelit.

Kurti: BE nuk duhet të na ndaloj të bashkohemi me Shqipërinë

Lideri i Vetëvendosje Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e pamundshme deri sa në udhëheqje janë pasardhësit e Sheshelit.

Sipas Kurtit, ata që e përkrahin të drejtën e vetëvendosjes dhe pavarësinë e Kosovës në Serbi nuk i përkrahë as Bashkimi Evropian.

Kurti në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së, ka thënë që kjo politikë e Serbisë duhet të ndërrohet dhe se krerët e institucioneve tona nuk duhet të bisedojnë me ta.

“Në Serbi që një shekull është e njëjta linjë e politikës. Nëse donë ta marrësh vesh kush është Serbia pyeti shqiptarët”, ka thënë Kurti.

Kurti: BE nuk duhet të na ndaloj të bashkohemi me Shqipërinë

Kurti ka folur edhe për çështje të tjera, si aderimet nëpër parti politike, për dialogun me Serbinë etj.

Hidromorava

“Është gjë e natyrshme që Ramiz Kelmendi të shkojë te Thaçi sepse në një farë mënyre po rehabilitohen kampet shoqërore”, tha ai.

Ndërkaq ripërsëriti qëndrimin e VV’së, se dialogu me Serbinë do të mund të vazhdohet vetëm me disa kushte.

“Duke ia kushtëzuar dialogun me ndryshime kushtetuese ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, me kërkim faljen, me pagimin e dëmeve të luftës, me reciprocitet. Dialogun me Serbinë do ta zëvendësojmë me serbët e Kosovës. Integrimi ndodhë nëpërmjet barazisë shoqërore dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti.

Kurti: BE nuk duhet të na ndaloj të bashkohemi me Shqipërinë
“BE nuk do të duhej ta kundërshtonte bashkimin me Shqipërinë”, tha Kryetari i VV-së,, gjatë përballjes me analistët në emisionin Rubikon të KTV-së.

Më tej, Kurti tha se “Ne jemi të vetdisjhëm se bashkimi me Shqipërinë nuk varet vetëm nga VV por edhe gna Shqipëria. Ne kemi shumë për të biseduar”.
“Kosova sovrane dhe bashkimi me Shqipërinë nuk janë dy gjëra të kundërta. Sepse së pari duhesh të jesh sovran që pastaj të bashkohesh me Shqipërinë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se ka nëj tendencë nga Kryeminstri, që hapat integrues të paraqiten si zëvendësues të hapave të bashkimit me Shqipërinë.
I pari i VV-së, më tej shtoi se simbolet e Kosovës nuk janë as historike e as diplomatike, dhe shtoi se nuk është e pa mundur që të kemi një flamur të përbashkët me Shqipërinë.
“Thjesht simbolet e Kosovës nuk janë as historike e as diplomatike. Nuk është e pa mundur që të kemi një flamur të njejtë. Këto gjëra të gjitha besoj se rregullohen në mënyrë demokratike”, tha Kurti.

Kurti më tej u pyet nëse Kosova duhet të ketë kombëtare të futbollit, dhe ai u përgjigj kështu:
“Kosova do të ketë reprezentacion futbolli deri sa të kem një Kombëtare bashkë. Deri sa të bashkohemi ne do të kemi një Kuvend të përbashkët. Kosova sovran dhe bashkimi me Shqipërinë nuk janë dy gjëra të kota. Ne duke mos qenë sovran, ne nuk do të bashkohemi”, tha ai.