FIDANISHTJA

Nasala me ndriçim publik…

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Aty buzë lumit Moravë e Binçit, ku fillojnë vargmalet e Malësisë së Karadakut, ngre shtat fshati Nasalë, komuna e Gjilanit. Është fshat me mbi 35 familje. Ky fshat ka një histori të hershme, për faktin se, kaherë ky vendbanim është bartur nga Fshati i Vjetër, që është gjendur në afërsi të fshatit Remnik.

Është fshat i lënë pas dore. Por, me ardhjen e pushtetit aktual, ky fshat po pëson ndryshime. Pse jo? Nasala, si fshat i vogël, këto ditë po pëson një “rilindje” të veçantë në të gjitha poret e jetës. Para dy ditë, për herë të parë në historinë e këtij fshati u bë ndriçimi publik. I madh e i vogël po i gëzohen kësaj jete.

Tash nasalasit flasin me gjuhën e ecjes përpara. Me ndriçimin publik, nasalait janë kthyer me fytyrë kah qyteti. Ishte kjo një arritje e nevojshme dhe e duhur për qytetarët e këtij lokaliteti. Siç mësojmë nga Ali Selimi, qytetar nga ky fshat, së shpejti do të nis asfaltimi i rrugës Lladovë – Nasalë, që ka afro 3 km gjatësi.

FIDANISHTJA

Kjo e mirë do të jetë një ringjallje e kësaj ane, e cila do t’i gëzojë qytetarët e këtij lokaliteti, të cilët do ta harrojnë shpërnguljen e tyre nga trojet e veta stërgjyshore. Tash, të rinjtë nasalas, nga kjo ringjallje e jetës së tyre, po qëndrojnë gjer në orët e vona nëpër dritë të jetës. Tash nasalasit po e kuptojnë jetën jetë. Ata, me këtë të mirë, sikur po marrin frymë më lirshëm. Nuk do të kalojë as java, nasalasit do të kyçen në ujësjellësin që së shpejti do të kenë ujë me bollëk nëpër shtëpitë e tyre.

Pas këtyre të mirave, nasalasit e kanë hallin e vërshimit të lumit Moravë, i cili po u sjellë dëme të mëdha në bujqësi. Megjithatë, Nasala po i kthehet jeta e fytyra kah qyteti. /tefik selimi/rajonipress/