UBT

Një jetë të tërë kushtuar Atdheut

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Samet Idrizi – Sot bëhen 15 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Bafti Haxhiu-Kajolli. Dëshmori i Kombit Bafti Haxhiu u lind në fshatin Skifteraj të Anamoravës së poshtme në një familje atdhedashëse e dëshmuar brez pas brezi nëpër luftëra dhe në balle të kauzës kombëtare për çlirimin e vendit.

Familja e Bafti Haxhiu kishte dhënë edhe më herët dëshmorë në luftërat e gjata për çlirimin e Kosovës, pothuajse në çdo lufte që zhvilluar në trojet shqiptare e sidomos në Karadak.

Baftiu si i ri kishte filluar të merret me veprimtari ilegale për çështjen e kauzës kombëtare. Ai si i ri që detyruar të migroj në Bernë të Zvicrës për të punuar, nga që në Kosove dita ditës po u ngushtohej hapësira e mbijetesës familjes së tij nga represioni pushtues i shtetit serb.

Ai ne Zvicër përkundër punës së rendë fillon edhe aktivitetin e tij ilegal dhe financiar në mbështetje të ilegales me qellim të përgatitjes për luftë për çlirimin e vendit.

Baftiu ishte arrestuar shpeshherë nga policia e shtetit serb gjatë pushimeve kur kthehej në vendlindje, Ai qe torturuar dhe akuzuar për veprimtari armiqësore ndaj shtetit serb, por edhe përkundër arrestimeve, torturave ai prapë vazhdoi stoikisht kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

Lufta e shenjet e UÇK-së Baftiun e zë në Bernë të Zvicrës, ai tashme punonte shume në fondin “Vendlindja thërret”, në mbledhjen e mjeteve financiare dhe rekrutimin e të rinjve për të ndihmuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fundamenti

Por kur ra kushtrimi për liri edhe pse i shtyrë pak në moshë ai ju bashkëngjitë radhëve të UÇK-së dhe nën përgjegjësinë e të qenurit zëvendëskomandant i Kompanisë TF-2 të Brigadës 128, bie heroikisht me date 26.05.1999 ne Betejën e përgjakshme të Gorozhubit të Hasit pasi ishte thyer kufiri shqiptaro-shqiptar.

Në betejën e Gorozhubit bien edhe shumë trima të trojeve gjithë andej shqiptare, si Astrit Suli nga Kuçova e Beratit, Aliriza Selmani nga Tetova, Florim Rushiti nga Medvegja, Sali Zenuni nga Lubishta e Vitisë dhe shumë e shumë trima tjerë nga Kosova.

Dëshmori i kombit Bafti Haxhiu në betejën e Gorozhubit luftoi si Herkuli pa trembur syrin fare, ja fali jetën lirisë së Kosovës që aq shume e deshi.

Tani ai prehet i qetë nën qiellin e Kosovës së lirë dhe të pavarur./rajonipress/

Samet Idrizi – Bashkëluftëtar i Dëshmorit të Kombit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.