UBT

Mustafa: Gjahtarët e Thaçit nuk mund të më vrasin, por kanë dëshirë të më arrestojnë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kreu i LDK’së Isa Mustafa, thotë se Hashim Thaçi i ka lëshuar “zagarët sepse po frikësohet që do t’i humb magjeja e qeverisë korruptive”.

Ja reagimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Fundamenti

Miq të nderuar,

Edhe ju po i dëgjoni shërbëtorët e Hashim Thaqit në emisionet e Klan Kosova se si po më arrestojnë çdo ditë. Kjo është punë e zagarëve. Hashim Thaqi i ka lëshuar zagarët, sepse po frikësohet që po i shuhet magjeja e qeverisë korruptive. Lexova këto ditë disa shkrime ne gazetën Koha Ditore lidhur me vlerësimet e NATO-s për krimet e ndodhura në Kosovë dhe rrjetin e krimeve. Me doli se është më lehtë të përballesh me zagarët sesa me gjahtarët. Këta nuk kanë forcë të më vrasin, por kanë dëshirë të më arrestojnë, sepse po e humbin pushtetin. Të ngjashmit me këta bënin gjueti pas lufte; ata vranë shumë veprimtarë të LDK-së. Sa i përket profesionit, nuk dallojnë shumë, nuk është me rëndësi a janë profesorë, ministra apo gazetarë. Sepse, mendësinë e kanë vrastare.