Eli Fara mbush 47 vjet
Këngëtarja shqiptare, Eli Fara vazhdon të duket në formë të përkryer.Edhe pse ajo sot ka mbushur 47 vjet, fansat vazhdojnë ta cilësojnë si një prej këngëtareve më seksi në skenën shqiptare.
Për ditëlindjen e Elit, ka njoftuar mikja saj e ngushtë, Aurela Gaçe, me të cilën prej vitesh ndajnë një shoqëri të mirëfilltë.
“Gëzuar mikja ime e shtrenjtë. Edhe 100 Eli. Publiku e sheh bukurinë tënde fizike, unë kam fatin të njoh bukurinë tënde shpirtërore”, ka shkruar Aurela në profilin e saj në facebook.
Pas këtij postimi, të shumta kanë qenë urimet edhe nga fansat e dy këngëtareve./Indeksonline/


