UBT

Lumja: Ja si lindi dashuria e Hashimit ndaj meje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një video të postuar ditë më parë në Youtube, familja e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, prindërit, gruaja dhe djali i tij, flasin për raportet me atë, sfidat, dashurinë dhe përkujdesin ndaj tyre.

Gruaja, Lumnija, flet për takimin e parë me bashkëshortin e saj, Hashimin.

Në këtë video, Lumja tregon që ishte Hashimi, ai që u dashurua i pari në atë.

“Hashimi ka qenë më shokë etij, të cilët kanë qenë njëkohësisht kolegët e mi, dhe unë kam pasur një takim me kolegët, dhe Hashimi ka qenë aty, dhe aty ka qenë hera e parë kur Hashimi më ka parë mua, dhe në atë moment ka lindur dashuria e Hashimit ndaj meje”, tregon Lumja e buzëqeshur.
E djali i tij, Endriti, fshatin Brojë, e sheh si “Relaks”.

UBT

“Fëmijë i mirë ka qenë. Pa probleme, dhe çysh o ma mirë ka mësu. Edhe ka punu edhe ka mësu”, tregojnë prindërit e kryeminstrit në largim.

Lumja thotë se motivimi kryesor i Hashimit është dashuria ndaj vendit të tij, dhe qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq sa i përket asaj që të tjerët flasin “keq”, familjarët thonë se nuk ndjehen mirë, porse sfidat janë të shumta, mirëpo përkrahja e tyre nuk ka munguar asnjëherë./Indeksonline/