Frika nga humbja, ashpërson fushatën
Subjektet politike të cilat po garojnë për ta marrë pushtetin më 8 qershor, kanë filluar ta ashpërsojnë fjalorin e tyre karshi kundërshtarëve, duke bërë që ata më shumë të merren me njëra-tjetrën sesa me shpalosjen e ofertave të tyre qeverisëse.
Sipas analistëve, gjuha e ashpër në të shumtën e rasteve përdoret nga subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë në panik të humbjes, nuk kanë çka të ofrojnë për qytetarët dhe për shkak se iu mungon kultura e debatit./zeri/


