UBT

Të rinjtë besojnë në fitoren e thellë të PDK-së

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në takimin e sotëm të mbajtur me Rininë Demokratike- RDK e Gjilanit u tha se Rinia Gjilanase po e përqafon “MISIONIN E RI” të kryeministrit Thaçi dhe se PDK do të jetë fituese për herë të tretë.

Aktivist të Rinisë Demokratike janë duke punuar në teren dhe se do të ndodhë fitorja e cila do të jetë fitore e qytetarëve të Gjilanit dhe të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

Fundamenti

“MISIONI I RI” është mision edhe për rininë dhe si i tillë meriton përkrahje maksimale dhe pa dallime partiake sepse është mision i cili ka ofruar rritjen e numrit të studentëve nga Kosova lindore në Universitetin e Gjilanit dhe ofrimin e Kampusit Universitarë të përmasave Evropiane.

Gjithashtu “MISIONI I RI” është alternativë e vetme e perspektivës dhe të ardhmes së të rinjëve ngase krijon hapësirë të jetës, dhe gjithashtu është edhe perspektivë për krijimin e gjeneratës së re e cila do të jetë bartëse e zhvillimit ekonomikë, sportive dhe kulturorë./rajonipress/