UBT

Mobilizohet Dardana, pastrojnë ambientin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit, realizoi aksionin e pastrimit të ambientit. Qëllimi i këtij aksioni “Të pastrojmë Kosovën” ishte mobilizimi i qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.

Edhe pse aksioni duhej të realizohej me 24. Maj 2014, por, siç tha përfaqësuesi i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe inspektoratit, Hysen Jerliu, aksioni është zhvilluar një ditë më herët për shkak të nxënësve të shkollave që nesër e kanë ditë pushimi.

Uji Dea

Ky aksion me sukses po realizohet edhe në komunën e Kamenicës. Aksioni u zhvillua në terë territorin e komunës së Kamenicës.

Pos, qytetarëve nxënësve ishin edhe institucionet e ndryshme komunale. Kompania publike komunale NPK“Higjiena” e ka bërë bartjen e mbeturinave. Në deponinë regjionale në Gjilan./rajonipress/