UBT

Osman Sadiku kandidon sërish për deputet kantonal në Glarus

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më 1 qershor 2014 do të zgjidhet Parlamenti i ri i Kantonit të Glarusit. Osman Sadiku nga Partia Socialdemokrate, SP, i ka hyrë sërish kësaj gare zgjedhore. Në listën e kësaj partie ai figuron me numrin 4.

Politikani shqiptar ka kërkuar votën edhe të elektoratit shqiptar në Zvicër.

“Mbështetni kandidaturën time, duke marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Vendosni listën me numër 4 në kutinë e votimit, ose edhe më mirë, votoni paraprakisht përmes postës. Do të ndihesha i nderuar për marrjen e besimit dhe votës suaj. Çdo votë numërohet”, tha deputeti shqiptar.

Osman Sadiku është parlamentari i katërt shqiptar në Zvicër që është zgjedhur në nivel kantonal nga viti i kaluar.

Fundamenti

Osmani është specialist i migracionit, me banim prej 18 vjetësh në Zvicër.

Nga Kosova, komuna e Kamenicës, ai ka ardhur si inxhinier i elektroteknikës. Ndërsa në Zvicër ka punuar për rreth 14 vjet në Kryqin e Kuq, në Glarus. Këtu ai ka akumuluar përvojë të çmueshme në fushë të punës me të huaj dhe me njerëz në nevojë. Kjo dhe angazhimi i tij në aktivitetet shoqërore e ka sjellë atë natyrshëm në kontakt me Partinë Socialdemokrate të Zvicrës.

albinfo.ch