Fitorja e PDK-së është e pakontestueshme
Gjilan – Ne jemi të gatshëm për fitoren e pakontestueshme të PDK- së sepse PDK ka vlera dhe është partia më serioze në vend. Gjithashtu kandidatët tanë janë përzgjedhja më e mirë në mesin e më të mirëve, të dëshmuar dhe tashmë të njohur për opinionin publik dhe patjetër që do të jemi fitues thotë Mimoza Shkodra zëdhënëse e PDK-së në Gjilan.
Në takimet e rregullta, të shtabit zgjedhor të PDK- së u tha dhe erdhi në përfundim se PDK është e mobilizuar dhe po punon për fitore.
Ne jemi të gatshëm për fitoren e pakontestueshme të PDK- së sepse PDK ka vlera dhe është partia më serioze në vend. Gjithashtu kandidatët tanë janë përzgjedhja më e mirë në mesin e më të mirëve, të dëshmuar dhe tashmë të njohur për opinionin publik dhe patjetër që do të jemi fitues.
Gjithashtu u tha se Rinia Demokratike dhe Gruaja Demokratike është gjithashtu e mobilizuar për fitoren e radhës thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/

