FIDANISHTJA

Mustafa e Pacolli do të takohen rregullisht

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli janë takuar disa herë para përfundimit të afatit për paraqitjen e listave për kandidatët për deputetë.

Takimet nuk kanë qenë të frytshme. Ato nuk e kanë prodhuar qëllimin për të cilin janë mbajtur e që ka qenë garimi në koalicion më 8 qershor. Por, dy liderët janë marrë vesh për diçka të pazakontë. Deri në ditën e zgjedhjeve, ata në suaza të rregullta do t`i bëjnë konak njëri-tjetrit.

Mobi Casa

Pas takimeve edhe Mustafa e edhe Pacolli do të flasin për harmonizim të programeve dhe bashkëqeverisje pas 8 qershorit. E gjithë kjo ndërmarrje thuhet se ka për qëllim mobilizimin e elektoratit rugovian.

Analisti Donik Sallova ka thënë për Tribunën se nga takimet do të përfitojnë të dyja partitë.
“Takimet u shërbejnë të dy partive. LDK-ja ka një tendencë që me e kriju një përshtypje në elektorat se tashmë e kam marrë primatin dhe po i afron partitë aleate, përfshirë këtu edhe AKR-në. Mirëpo, LDK-ja ka dështuar që ta fusë AKR-në në listën e saj sepse në një rrethanë të tillë atëherë besoj se do ta kishim të ditur paraprakisht fituesin e zgjedhjeve e që do të ishte koalicioni LDK-AKR. Do të ringjallej elektorati i fjetur dhe në këtë rast gara veç do të ishte përcaktuar”, ka thënë Sallova…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.