Gjini: Sondazhin e vërtetë e merrni vesh më 8 qershor
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj një sondazhi të publikuar sot në disa media në Kosovë.
“Sikur edhe herëve tjera, nëpër media qarkullojnë sondazhe të porositura. Ashtu sikur edhe në të kaluarën do të dalin krejt gabim. Në fakt, krejt çka po arrijnë është të na bëjnë të qeshim, jo vetëm neve. Sondazhbërësit dhe sondazhporositësit do ta mësojnë sondazhin e vërtetë më datën 8 qershor, para mesnatës”, ka shkruar Ardian Gjini, shef i Shtabit Zgjedhor të AAK-së.


