United Hospital

Mustafa: LDK, listën nuk e ka bërë me “konsulta” jashtë partisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pasi që, siç ka thënë ai “Fatmir Sejdiu, ka reaguar pse, gjoja, i është përmendur emri në kontest të përgatitjeve të LDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit, me theks të veçantë në procesin e përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë”.

“Më lejoni të saktësoj se në asnjë rast nuk kam theksuar se z. Sejdiu është konsultuar lidhur me listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Por, kam theksuar, duke thënë të vërtetën e pamohueshme, se unë, si kryetar i LDK-së, i kam kërkuar z.Sejdiu mendimin për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë”, ka bërë të ditur Mustafa.

FIDANISHTJA

Sipas tij, kjo është bërë me qëllimin më të mirë, në respekt njerëzor dhe për shkak të kontributit të tij në LDK dhe si përfaqësues i LDK-së në institucionet e Kosovës.

“LDK-ja, ashtu siç e thotë edhe Statuti i saj, listën e kandidatëve për deputetë nuk e ka bërë duke zhvilluar ‘konsulta’ jashtë strukturave partiake, por e ka miratuar në Kryesinë e LDK-së dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, me unanimitet të plotë, pasi paraprakisht kishte marrë propozimet nga strukturat lokale të LDK-së”, thuhet në një komunikatë të nënshkruar nga Isa Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.