Eko Higjiena

Itali, tre shqiptarë plumba mbi 26 vjeçarin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

E futën me forcë në makinë dhe më tej e qëlluan me plumb. I plagosuri u identifikua si 26 vjeçari shqiptar Arden Hoxha, i cili u qëllua me armë zjarri në Romë të Italisë.

Nga hetimet e policisë rezultoi se Hoxha i cili banonte në Fiano Romano nuk kishte precedentë penal.

Tre shqiptarët në një makinë tip “Fiat Bravo” u paraqitën pranë një lokali gjatë natës së kaluar, e morën viktimën me dhunë në makinë dhe pas pak minutash e hodhën përtokë.

Mobi Casa

Por skena nuk përfundoi me kaq, ndërsa Hoxha po tentonte të ngritur, plumba u nisën drejt tij duke e plagosur.

Ndërsa 26 vjeçari u rrëzua në asfalt, autorët e plagosjes së tij u larguan me shpejtësi. Bazuar në hetimet e para të policisë thuhet se gjithçka duket si paralajmërim ndaj Arden Hoxhës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar konfliktet mes Hoxhës dhe autorët.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret dëshmia e tij./noa/