FIDANISHTJA

Rritja e madhe e shqiptarëve brenda një cikli

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pesë te Zvicra, një te Belgjika e ndoshta edhe një te Gjermania. Ky është numri i futbollistëve shqiptarë që do të paraqiten në kampionatin botëror “Brazili 2014” që mbahet nga 12 qershori deri më 13 korrik.

Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë shqiptarë në një kampionat botëror, që llogaritet ngjarja më e madhe e sportit bindshëm më të popullarizuar në botë. Deri tash këtë ngjarje e kanë shijuar pesë futbollistë shqiptarë. Ardian Kozniku mori pjesë me Kroacinë në vitin 1998, Valon Behrami u paraqit në botërorët e viteve 2006 e 2010, Blerim Xhemaili ishte në botërorin e vitit 2006, ndërsa Albert Bunjaku e Xherdan Shaqiri në botërorin e vitit 2010.

Uji Dea

Behrami, Xhemaili, Bunjaku e Shaqiri janë paraqitur me Zvicrën. Është pikërisht Zvicra që mundëson që në Brazil të ketë numër të madh të shqiptarëve. Pjesë e kësaj përfaqësueseje do të jenë Behrami, Xhemaili, Shaqiri, por edhe Granit Xhaka e Admir Mehmedi. Adnan Januzaj është konfirmuar të martën se do të jetë në ekipin e Belgjikës, ndërsa Shkodran Mustafi është pjesë e ekipit të zgjeruar të Gjermanisë prej 30 lojtarëve./koha ditore/