UBT

Shtëpitë shqiptare në Medvegjë po ndërtohen sipas dinamikës së paraparë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Medvegjë – Ndërtimi i dy shtëpive shqiptare në komunën e Medvegjës si pjesë e aksionit të Fondit Humanitar për Luginën e Preshevës “Të ndërtojmë 100 shtëpi” që ka filluar me datën 1 maj po shkon sipas dinamikës së paraparë, bën të ditur personi i autorizuar për komunën e Medvegjës, Fehmi Beha.

Për vetëm dy javë punë që nga vënia e gurthemelit, pavarësisht reshjeve intensive të shiut, shtëpia e familjes Pajaziti në fshatin Sjarinë është duke u mbuluar me çati.

Kjo dhe shtëpitë tjera që do të ndërtohen do të kenë sipërfaqe prej 82m2, ku janë të përfshira dy dhoma të gjumit, një korridor, një banjo, një sallon dhe një kuzhinë. Vlera për shtëpi do të jetë rreth 17.000 euro.

Mobi Casa

Edhe shtëpia e familjes Murati në Gërrbac është në ndërtim e sipër.

“Përfundimi i këtyre shtëpive pritet të ndodhë para festës së Bajramit. Jam i kënaqur me dinamikën e punimeve. Punimet po shkojnë sipas planit, deri më tani nuk ka pasur pengesa, shpresojmë që nuk do të ketë edhe në të ardhmën”, tha Beha.

Gjithashtu bëhet e ditur se menjëherë pas përfundimit të këtyre dy shtëpive do të fillojë edhe ndërtimi i shtëpisë së tretë për familjen Islami nga fshati Svircë e cila ka siguruar ngastrën për ndërtim dhe me këtë ka përmbushur kriteret e Fondit Humanitar. (redaksia mepress.info)