Arben Gashi: Kurrë koalicion me PDK’në
Deputeti i LDK’së, Arben Gashi ka hedhur poshtë çdo mundësi që partia e tij të hyjë në një koalicion qeverisës me PDK’në pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
“S’ka koalicion me PDK’në. PDK është jashtë çdo parashikimi tonë për koalicione qeverisëse”, ka thënë Gashi në InfoMagazine të Klan Kosovës.
Në anën tjetër, i pranishëm në këtë debat, Blerand Stavileci i PDK’së, ka lënë të kuptohet se partie e tij është e hapur për koalicione me gjitha partitë e djathta


