Uji Dea

Si të mposhtni aromën e pakëndshme të trupit?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është e shpeshtë kur aroma jonë natyrale arrin të dominojë dukshëm edhe pasi të përdorim deodorantë. Pavarësisht prej nga vjen ajo – nga ushqimi, djersitja e tepruar apo nga teshat e papastra – portali Mjeku.Ne në vazhdim ju sjell disa këshilla se si mund ta zgjidhni këtë problem.

Zgjidhni veshje me materiale natyrore

Disa materiale me prejardhje natyrale, si pambuku, e thithin djersitjen më mirë se sa disa materiale sintetike. Kjo pasi materialet natyrale i ndihmojnë djersës dhe aromës të avullohet nga materiali.

Shmangni qepën dhe hudhrën

Jo vetëm që do t’ju japin erë të pakëndshme në gojë, por ushqimi i pasur me qepë dhe hudhra është përgjegjës edhe për aromën e pakëndshme të trupit. Po ashtu duhet të shmangni hapësirat ku gatuhet, pasi kjo aromë do t’ju ngjitet në veshje dhe flokë.

Provoni uthullën e mollës

Mobi Casa

Uthulla e mollës është një deodorant i shkëlqyeshëm natyror, tregojnë disa ekspertë amerikanë. Preferohet ta vendosni drejtpërdrejtë nën sqetull ashtu që të “shkatërroni” aromën e pakëndshme të trupit.

Pakësoni përdorimin e mishit

Ekstrakti i proteinave dhe vaji i disa ushqimeve dhe mëlmesave ruhen në trup një kohë të gjatë pas ngrënies, dhe mund t’ju japin aromë të pakëndshme, tregojnë ekspertët amerikanë.

Konsumoni baktere të mira

Për t’i lejuar trupit të mbajë aromë natyrale dhe për të minimizuar aromën e pakëndshme, ekspertët amerikanë preferojnë konsumimin e probiotikëve. Probiotikët, veçanërisht ato të grupit Lactobacillus acidophillus, janë baktere të mira të cilat po ashtu ndihmojnë edhe në funksionimin sa më të mirë të sistemit tretës.

/Mjeku.Net/