Gjini: Drejtim i ri sepse Ramushi është i ri, ka qeverisur vetëm 100 ditë
Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka synim për të kthyer vendin në drejtim të ri prandaj edhe e ka moton: Drejtimi i ri. Për të arritur këtë qëllim sipas tij, duhet Ramush Haradinaj, i cili tha ai, kthen energjinë e 100 ditëshit kur ai drejtoi qeverinë.
“Ramushi është i ri sepse ka qeverisur vetëm 100 ditë”, tha ai në “Zona Zgjedhore” në Klan Kosova.
“Për ne Kosova e ka humbë drejtimin, e ka humbë drejtimin për partneritet biznesor, e ka humbë drejtimin në sundimin e ligjit”, tha ai.
Ndërkaq Blerim Kuçi ka thënë se nëse duam ta rrisim punësimin, duhet ta lëmë të papunë Hashim Thaçin.
“Për me rritë punësimin duhet me i lënë të pa punë Hashim Thaçin dhe ministrat e tij”, ka thënë Kuçi.
Ai më pas ka numëruar edhe raporte të ndryshme të cilat Kosovën vazhdimisht e kanë vendosur në pozitat më të këqija si papunësia, korrupsioni etj.

