Uji Dea

Taksistët dhe kombibusët vitias diskutojnë për organizimin e transportit publik

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Në Viti është mbajtur diskutimi publik i propozim rregullores për Organizimin e transportit brenda territorit të komunës së Vitisë. Në këtë diskutim publik kanë marrë pjesë taksistët, përfaqësues të linjave të autobusëve dhe kombi-busëve të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si mungesa e hapësirave për veprim, pengesat me të cilat hasën ata nga taksistët e komunave fqinje të cilat sipas tyre i dëmtojnë ata në marrjen e udhëtarëve si dhe një varg pengesash të tjera për të cilët kërkuan nga organet përgjegjëse që të bëjnë zgjidhje.

Bushat Zuka Inspektor i komunikacionit, duke prezantuar rregulloren në fjalë tha se ajo ka për qëllim organizimin e transportit publik në të gjitha sferat e transportit edhe të mallrave, ku parashihen format, masat e ndëshkimit dhe sanksionet tjera. “Rregullorja bazohet kryesisht në ligjin e transportit rrugor i miratuar vitin e kaluar. Me vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, të cilat do t`i inkorporojmë, dhe ne do ta procedojmë për miratim në Kuvendin Komunal”, ka thënë Zuka.

KKVITI

Ai shtoi se kjo rregullore parashihet të organizoj transportin publik të komunës së Vitisë për 5 vitet e ardhshme.

Gjatë këtij takimi kanë folur edhe përfaqësuesi i Stacionit Policor në Viti Bulend Zenuni si dhe përfaqësuesi i DSHPE-së Driton Halabaku. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: