Hidromorava

Nxënësja shqiptare nga Medvegja zuri vendin e tretë në recitim

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Medvegjë – Arbenita Balaj, nxënëse e klasës së katërt të shkollës fillore “Jabllanica e epërme” në Medvegjë, ka zënë vendin e tretë në garat rajonale në recitim.

Ajo është shpërblyer në qytetin e Leskocit për recitim të bukur të vjershës “Kuajt e mjegullave” ndërsa edhe mësimdhënësja e saj, Shaha Kosumi është shpërblyer me mirënjohje për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në punë.

Fundamenti

“Jam e kënaqur me suksesin e arritur të Arbenitës, ajo është nxënëse e shkëlqyer dhe besoj se do të vazhdojë të arrijë suksese të mëtejshme”, tha mësimdhënësja Shaha Kosumi. (mepress.info)