Eko Higjiena

Wilmots lavdëron Januzajn një ditë para shpalljes së listës për Botëror

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ka dhënë indikacione se Adnan Januzaj do të jetë pjesë e skuadrës së tij për Kupën e Botës në Brazil, përkundër se disa nga lojtarët e tij nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

Adnan Januzaj do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Belgjikës për Kampionatin Botëror që zhvillohet këtë vit në Brazil.

Kështu të paktën mund të mësojmë nga fjalët që përzgjedhësi belg, Marc Ëilmots dha për talentin kosovar.

ARKATANA

Duke folur për mungesën e sulmuesit, Christian Benteke, Wilmots theksoi se në skuadër ka Lukakun e Mirallasin, teksa këtu përmendi edhe Januzajn.

“Unë e kam parë atë duke luajtur 10 ndeshje të mira. Ai ka fuqi, shpejtësi e teknikë dhe mund të luajë edhe në sulm edhe në mesfushë”, u shpreh Wilmots, transmetojnë mediat belge.

Inkuadrimi potencial i Januzajt në skuadrën e Blegjikës për Botërorin e Brazilit mund të sjell pakënaqësi, marrë për bazë edhe deklaratat e fundit të anëtarit të Evertonit, Kevin Mirallas, i cili theksoi se Adnani nuk e meriton të jetë në Brazil me Belgjikën.