ARKATANA

Xhimshiti nuk e lë Zvicrën për Kosovën dhe Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrojtësi shqiptar, Berat Xhimshiti, është ftuar të luajë në dy takimet e ardhshme miqësore ndërkombëtare, me përfaqësuesen e Turqisë dhe Senegalit, që priten të zhvillohen javën e katërt të muajit maj.

Por Xhimshiti ka thënë se do të fokusohet te skuadra zvicerane U-21. Mbrojtësi shqiptar i Zuerichut thotë se ka refuzuar edhe Shqipërinë.
“Më ka kontaktuar edhe Shqipëria, por edhe atyre u kam dhënë të njëjtën përgjigje”, tha ai.

UBT

Berati është shok skuadre me Armando Sadikun e Shqipërisë. Xhimshiti shpreson të ketë sukses me Zvicrën U-21 në Evropianin që zhvillohet këtë verë.

“Shpresoj të kemi sukses në kampionatin evropian me Zvicrën, pasi jemi shqiptarë me bollëk në skuadër. Suksesi ynë në Evropian do të thotë edhe sukses për Kosovën, pasi ne prezantojmë vendin tonë”, thotë 21-vjeçari për gazetën kosovare “Arena”./albinfo.ch/