Mobi Casa

Beqaj: Ky Kuvend ka përçuar imazh të keq

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Njohësi i proceseve politike në vend, Behlul Beqaj, ka vlerësuar se me përjashtim të disa deputetëve, kjo legjislaturë aktuale ka përçuar imazhin më të keq të mundshëm të një laboratori eksperimental politik.

Beqaj ka thënë se legjislatura aktuale ka shërbyer si instrument për nevojat e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai ka thënë për Epokën e Re se nëse nuk shkohet në zgjedhjet të parakohshme parlamentare, do të vazhdojë katandisja që do ta rrezikojë konsolidimin e shtetit dhe do të shpinte drejt rrugës së shteteve të dështuara.

ARKATANA

Duke folur për vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet, Beqaj ka thënë se stabiliteti i Kosovës më shumë do të rrezikohet nga vendet e rezervuara sesa që do të mbrohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës. /Telegrafi/