FIDANISHTJA

Nesër seancë e jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Sapo ka përfunduar takimi i presidentes Jahjaga me liderët shqiptarë të partive politike parlamentare. Raportohet se pas këtij takimi liderët janë shprehur për zgjedhje të parakohshme, transmeton KTV. Për nesër është paralajmëruar mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilën pritet të ndodhë shpërbërja e tij.

Formimi i FAK-ut mbetet për legjislaturën e ardhshme, ka konfirmuar Ramush Haradinaj, pas përfundim të takimit.
Për nesër është paralajmëruar një takim tjetër i liderëve politikë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Ndërkohë, seanca e sotshme e Kuvendit ka ndërprerë punën deri në orën 15, me arsyetimin se deputetët e PDK-së kanë një mbledhje urgjente.

Ndonëse nuk bëhen të ditura hollësitë e asaj që është biseduar dhe cilat janë përfundimet e takimit të liderëve me presidenten e vendit, del se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për çështjen që ishin mbledhur – formimin e FAK-ut dhe vazhdimin e mandateve të rezervuara për minoritetet, transmeton koha.

Ndërsa për vendimin që Kuvendi të shpërndahet janë të nevojshme më shumë se 80 vota, pra të dy të tretave të përbërjes së tij, lideri i AAK-së kërkon rrëzimin e Qeverisë, si alternativë, por nuk ka kundërshtuar as format e tjera që në zgjedhje të shkohet sa më parë. Kryeministri aktual dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ndërkaq kërkon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 8 qershor.

Mobi Casa

Takohen liderët me presidenten

Ka filluar takimi i liderëve të partive politike me presidenten e shtetit, Atifete Jahjaga. Në takim është i pranishëm kryeministri Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila. FAK-u është tema kryesore e diskutimit të liderëve me presidenten.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka folur hapur rreth “bllokimit” të transfromimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ai nuk ka lënë pa dhënë kritika edhe Kuvendit të Kosovës, transmeton indeksonline.

“Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vetë, është e pakuptimtë të ekzistojë”, ka thënë ai.
Këto deklarata, i pari i ekzekutivit i ka thënë Thaçi pas një konferencë për media me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.