Shaqiri e Januzaj midis Graçanicës
Bastorexhinjtë serbë duhet kalojnë përmes posterëve të Adnan Januzajt e Xherdan Shaqirit, nëse duan të luajnë ndonjë tiketë.
Fotot e mëdha të yjeve kosovarë, ndodhen në derën e bastores Arena që ndodhet midis Graçanicës, Komunë kjo e banuar me popullatë serbe.
Mesfushorët e Bayern Munichut e Manchester Unitedit, të cilët vijnë nga Gjilani e Istogu, duket se janë idhuj edhe të serbëve. Bastorja në fjalë është e pronarit serbë, derisa është degë e bastoreve Arena, me qendër në Prishtinë.
Krahas Xherdan Shaqirit e Adnan Januzaj, në hyrje të bastores është edhe fotoja e yllit botëror, Cristiano Ronaldo…(Tribuna – Arena).


