KKVITI

Shënojnë Meha e Azemi, vazhdon ‘lufta’ për Bundesligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alban Meha dhe Ilir Azemi kanë shënuar gola në kuadër të xhiros së 33-të të Bundesligës 2 gjermane. Meha shënoi në fitoren 2:0 të Paderbornit ndaj Aues, teksa Azemi në triumfin 6:0 të Greuther Furthi ndaj Energie Cottbusit në garën e këtyre dy skuadrave për Bundesligë.

Xhiroja e 33-të e Bundeligës 2 gjermane solli gola shqiptarë. Ishin Alban Meha e Ilir Azemi ata të cilët realizuan.

Meha shënoi gol në fitoren 2:0 të skuadrës së tij, Paderborn ndaj Aues në udhëtim. Ai realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 35-të.

Në anën tjetër, Azemi realizoi në triumfin 6:0 të Greuther Furthit në udhëtim ndaj Energie Cotbusit.

Eco Higjiena

Ilir realizoi dy gola në këtë fitore në minutat 43 dhe 84 për ta kapur shifrën e 13 golave këtë edicion. Me këtë fitore, Greuther Furthi tani ka 57 pikë në pozitën e tretë në renditje, një xhiro pa përfunduar stinori.

Në anën tjetër, Paderborni ka 59 pikë në pozitën e dytë, duke i ikur për dy pikë skuadrës së Mërgim Mavrajt e Azemit, Furth.

Paderborni është në ‘pole position’ për të dalë në Bundesliga. Në anën tjetër, Kaiserslauterni i Albert Bunjakut dhe Enis Alushit është në pozitën e katërt me 54 pikë dhe ende ka shpresa për pozitën e barazhit, të cilën për momentin e mban Furthi.