ARKATANA

Alarmon se “e kanë sulmuar shqiptarët”, përfundon në psikiatri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

„Më kanë sulmuar në shtëpi gjashtë shqiptarë me pushkë automatike dhe nënën time e kanë therur me thikë”. Kështu e kishte alarmuar policinë në orën 0.43 pas mesnatës një qytetar në Recklinghausen të Gjermanisë.

Policia me një patrullë të madhe prej nëntë makinash dhe të pajisur mirë ia kishte mësyrë shtëpisë së apostrofuar, shkruan westline.de.

FIDANISHTJA

Por, e gjithë çka kishin gjetur policët nga ajo “batërdi” për të cilën ishin alarmuar, ishte personi që kishte telefonuar, një njeri me çrregullime mentale. Prandaj, nëntë makinat u desh të ktheheshin mbrapsht ndërsa një makinë tjetër duhej të vinte: ajo e spitalit psikiatrik në Herten për ta marrë “të sulmuarin nga shqiptarët”./albinfo.ch/