UBT

Cana leksione kapitenit të Lazios

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës së të rinjve të Lazios, Ricardo Serpieri, në një intervistë për “Trcgiornale.it” ka pohuar se ai merr leksione nga kapiteni i Shqipërisë dhe qendërmbrojtësi i Lazios, Lorik Cana, ndonëse dëshira e tij është që t’i ngjajë brazilianit të PSG-së, Thiago Silva.

FIDANISHTJA

“Stërvitem shpesh me skuadrën e parë dhe mund t’ju them se aty më ndihmon shumë Lorik Cana. Ai më shpjegon sesi duhet të lëviz, si t’i kap hapësirat dhe të jem i përqendruar në goditjet standarde. Gjithsesi, modeli im është Thiago Silva. Gjithnjë kur e shikoj sesi luan hutohet fare para televizorit. Jam qendërmbrojtës, por nuk e kam problem që të përshtatem si në të majtë dhe në të djathtë, duke qenë se luaj njëlloj me të dyja këmbët. Nuk do ta kisha problem që të luaja edhe në një mbrojtje me tre. Sa i përket së ardhmes sime, sqaroj se dua të qëndroj te Lazio. Zërat që më çojnë te Udinese janë të pavërtetë. Ndihem mirë këtu, dua të shkoj sa më shpejt në skuadrën e parë”, ka thënë kapiteni i të rinjve, ku aktivizohet edhe portieri i Shpresave të Shqipërisë, Thoma Strakosha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.