Fundamenti

Freiburg synon ta blejë Mehmedin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Skuadra e Freiburgut po synon ta blejë kartonin e Admir Mehmedit nga Dinamo Kiev. Sulmuesi shqiptar është i huazuar te skuadra gjermane ku ka shkëlqyer gjatë gjithë sezonit.

Admir Mehmedi ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Freiburgut. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 31 ndeshje me këtë skuadër, derisa ka realizuar 12 gola në Bundesligë.

Por, Freiburg po mundohet që reprezentuesin e Zvicrës ta bëjë për vete. Mehmedi i takon Dinamo Kievit, me të cilin klub ka kontratë deri në vitit 2016.

Mehmedi, vitin e kaluar ishte huazuar te Freiburgu, por ka gjasa të mbetet te kjo skuadër edhe për një kohë të gjatë.

ARKATANA

“Mehmedi dëshiron me zemër të luaj edhe sezonin e ardhshëm me ne. Admiri dëshiron të qëndrojë dhe ne duam të mbajtur”, ka deklaruar drejtori sportiv i Freiburgut, Klemens Hartenbach.

Ndërkohë, edhe ish sulmuesi i Zurichut ka konfirmuar se dëshiron të mbetet te skuadra e Freiburgut.

“Do të isha i kënaqur nëse klubet në ditët e ardhshme do të sqaronin gjithçka”, ka theksuar Mehmedi.