Hidromorava

Sadiku, letër FIFA-s!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Derisa shumë lojtarë e kanë të vështirë të vendosin për t’i thënë ‘po’ njërës prej dy përfaqësueseve shqiptare, Loret Sadiku i do që të dyja. Mbrojtësi prishtinas po kërkon që të luajë edhe në miqësoret e Përfaqësues së Kosovës, e edhe në ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Shqipërisë. Ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse FIFA nuk ia lejon atë.

Por, duke dashur t’i djersitë dy fanellat e kombit shqiptar, ai ka dërguar një kërkesë në institucionin më të madh të futbollit botëror, duke treguar për situatën e tij dhe dëshirën që të luajë në miqësoret e Kosovës dhe ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, deri në momentin kur Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

FIDANISHTJA

Këtë e konfirmoi për gazetën Arena një burim i afërt me futbollistin, duke shtuar se kërkesa drejt FIFA-s është ‘nisur’ javën e kaluar. Ndryshe, Sadiku deri më tani është grumbulluar nga një herë për secilën përfaqësuese. Ai luajti në ndeshjen historike miqësore të Kosovës kundër Haitit, duke magjepsur me paraqitjen e tij, ndërsa u ftua edhe një herë nga përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.