Fundamenti

Albion Ademi në prova te Manchester United

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Albion Ademi është një nga talentet e shumta që kanë qenë në prova te Manchester United këtë sezon.

Ademi është një djalosh 15 vjeçar që luan për reprezentacionin e Finlandës U15, ai u zbulua nga skautët e Manchester United në miqësoren që klubi i tij Turun Palloseura luajti kundër United dhe ai shënoj gol.

Uji Dea

Ne sjellim gjithashtu edhe intervistën e shkurtër me të:
– Për ata që nuk të kanë parë të luash më parë si e përshkruan veten?
AD: Jam i shpejtë me top dhe pasues i mirë, jam lojtar ekipor dhe gjithashtu një driblues i mirë.
– Si shkuan provat me United?
AD: Provat shkuan mirë, kam stërvitur me djem më të mëdhenj. Luajtëm një ndeshje ne që ishim në prova kundër akademisë dhe lojtarëve që janë te United, unë shënova gol në këtë lojë.
– Kush janë idolët tuaj të futbollit?
AD: Janë Cristiano Ronaldo dhe Adnan Januzaj.
– Si ke kaluar te United?
AD: Koha ime atje ishte kënaqësi, me lojtarët bënim shaka dhe trajnerët ishin të mirë, qendra stërvitore ishte e mrekullueshme dhe vërtetë jam kënaqur.
– Cilat janë dallimet nga United dhe TPS (Turun Palloseura)?
AD: Stërvitjet te United janë më të rënda, ka talenta më shumë dhe lojtarë rrijnë pothuajse tërë ditën në Qendrën Stërvitore.
– Gjithashtu ke luajtur edhe për Finlandën U15, si ishte?
AD: Është shumë mirë të luash futboll ndërkombëtarë, e sheh si luajnë ata të shteteve tjera.
– Ke plane të kthehesh prapë te United?
AD: Shpresoj, do të shohim.