ARKATANA

Dietë me oriz

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bëhet fjalë në këtë rast për oriz të zi, një ushqim shumë më i ekuilibruar nga pikëpamja ushqyese sesa orizi i bardhë. Në fakt, orizi i zi përmban një sasi të madhe proteinash dhe yndyrash dhe një përqindje të vogël karbohidratesh.

Orizi ka një përmbajtje të mirë e të fuqishme. Për çdo 100 gramë përfitohen 350 kalori. Në qoftë se doni t’i jepni një funksion dobësimi dietës me oriz, duhet të caktoni konsumimin e një hektogrami e gjysmë ose 2 hektogram në ditë, të ndarë në tre vakte. Mund të përzihet orizi me barëra aromatike dhe kryesisht domate. Gjatë kësaj diete nuk përdoren ushqime të tjera. Është i këshillueshëm përdorimi i ujit ose i çajit mjekësor pa sheqer. Kjo dietë duhet të aplikohet për disa ditë.

Ekziston një variant tjetër i dietës me oriz të zi: ajo e ideuar nga Ohsawa, krijuesi i makrobiotikës, që e ka bërë të punojë mirë kryesisht në funksion kurues dhe pastrues (pastron dhe rinovon komplet gjakun). Në këtë rast sasia e orizit ditor është 600 gramë që ndahet në vakte të ndryshme. Mund ta përzieni orizin me ndonjë pikë Tamari (soja) dhe pak vaj ulliri.

Mobi Casa

Përmbajtja kalorike është në këtë rast e fortë, por dieta mund të shërbejë (në rastet e lehta të mbipeshës dhe të çrregullimeve ushqimore), si fazë e pastrimit përpara fillimit të një diete më të ekuilibruar ose dobësimi të lehtë.

Si në këtë rast ashtu edhe në tjetrin përfitohen të gjitha të mirat e orizit: është pastrues, ul tensionin në gjak, kuron gjendjet e diarresë, është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga zemra dhe veshkat.

Orizi i zi duhet të gatuhet i ftohtë në këto masa: një masë oriz, dy masa ujë. Shtoni një lugë të vogël kripë ziheni, dhe lëreni për t’u gatuar për 50 minuta, me tenxhere pa kapak, pa e trazuar: në këtë rast orizi do të thithë të gjithë ujin. /Telegrafi/