Eko Higjiena

Gashi realizon në derbi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori Shkelzen Gashi ka realizuar gol për Grasshopperin që barazi 1:1 në udhëtim me Baselin, të dielën në derbin e javës së 31-të të Superligës së Zvicrës.

Baseli mbetet lider me 60 pikë, ndërsa Grasshopperi mbetet i dyti me 56 pikë. Gashi shënoi në minutën e 36-të për rezultatin 1:0. Ky ishte goli i 13-të i 25-vjeçarit në këtë edicion. Ai luajti deri në minutën e 84-t.

FIDANISHTJA

Tërë ndeshjen për Grasshopperin u aktivizua Amir Abrashi. Te Baseli prej minutës së 53-të luajti Arlind Ajeti, ndërsa në stol qëndruan Albian Ajeti e Naser Aliji.

Taulant Xhaka mungoi për shkak të një lëndimi.