Eko Higjiena

Dy gola nga Fejzullahu

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Erton Fejzullahu ka arritur të shënojë dy gola në fitoren 3:1 të Djurgarden ndaj Brommapojkarnas në kuadër të elitës së futbollit suedez.
Sulmuesi kosovar, Erton Fejzullahu, ka shkëlqyer në fitoren e fundit të skuadrës së tij, Djurgarden.

Fejzullahu vazhdoi formën e tij të mirë, duke realizuar dy gola në triumfin 3:2 ndaj Brommapojkarnas në kuadër të xhiros së gjashtë të ‘Allsvenskan’ ligës suedeze të futbollit.

Mobi Casa

Ertoni realizoi dy golat e tij për tre minuta (38’ dhe 41’), duke i siguruar një fitore të rëndësishme skuadrës së tij në këtë fillim-stinor në Suedi.

Për skuadrën mysafire, 85 minuta u paraqit sulmuesi tjetër kosovar, Dardan Rexhepi, mirëpo ky i fundit nuk arriti të realizojë.