Berisha dërgon Brisbane Roarin në finale
Besart Berisha ka arritur të shënojë një gol tejet të bukur për ta dërguar skuadrën e tij në finalen e A-League në Australi. Besarti realizoi gol pikërisht ndaj skuadrës së tij të ardhshme.
Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, tregoi se është një profesionist i vërtet. Ish-anëtari i Hamburgut ka arritur ta dërgoj skuadrën e tij, Brisbane Roar, në finalen e A-League në Australi.
Berisha realizoi golin e vetëm të fitores 1:0 të Roar në përballje me Melbourne Victory, skuadër e cila vetëm kohë më parë bleu kartonin e kosovarit.
Berisha realizoi një gol të bukur me një solo-aksion në minutën e 58-të, duke dëshmuar se mbetet shtylla kryesore e Brisbane këtë stinor.
Besarti kohë më parë arriti marrëveshje me Melbourne, duke u transferuar atje nga stinori i ri për 1.5 milion dollarë.


