Uji Dea

Ambasadori norvegjez në Kosovë: UÇK nuk do të dalë para gjyqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, tha se Gjykata Speciale, nuk duhet të shihet si gjyq kundër UÇK-së. Ai e ka vlerësuar mjaft të ndjeshme për Kosovën procesin e themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Në një intervistë për RTK, Braathu tha se miratimi Gjykatës nga Parlamenti i Kosovës ishte opsioni më pak i dhimbshëm.

“Mendoj se ka qenë një votë shumë e vështirë për të gjithë parlamentarët, shumë e vështirë për kryeministrin dhe qeverinë. Mendoj se nuk ka pas shumë opsione dhe se në fund vota ka qenë opsioni më i mirë për Kosovën”, tha ai.

Uji Dea

Ai tha se Gjykata do t merret me individt dhe nuk do e sjell në gjyq UÇK’në.

“Nuk duhet të shihet ky si një gjyq kundër UÇK-së. Gjykata do të merret me krimet e bëra nga individët, ajo nuk e sjellë UÇK-në para gjyqit. Disa prej të dyshuarëve mund të kenë qenë pjestarë të UÇK-së, por kjo nuk do të thotë se po gjykohet UCK-ja, dhe kështu duhet të kuptohet. Sa i përket Serbisë, mendojë se ka shumë krime të cilat nuk janë adresuar si duhet dhe kjo është një gjë që duhet të bëhet. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet ti shqyrtojë dhe ti hetojë rastet, për tu ballfaquar me këto krime”, tha ai.