Fundamenti

5 arsye që zhbëjnë dietat

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Hani më pak dhe bëni më shumë sport. Ky është rregulli i artë për të pasur një jetë të shëndetshme. Por duket se në shumë raste ka njerëz tek të cilët ky postulat nuk vlen. Sado që ata përpiqen me dieta nga më të ndryshmet, kilogramët e humbura më shumë mund, do të mund të rimerren brenda një kohe të shkurtër, rrjedhimisht e tërë sakrifica ka vajtur dëm.

Është revista Asian Scientist që rendit 5 arsye të cilat mundohen të argumentojnë se përse tek këta njerëz ndodh kjo.

1. Stomaku i “pandjeshëm”.

Në një studim te Journal of Obesity, shpjegohet se sistemi i nervave vagus që internojnë stomakun, humbasin ndjeshmërinë dhe nuk e sinjalizojnë trurin në cilësinë e duhur për ngopjen ose jo të tij. Kjo ndodh kryesisht tek ata persona që në dietën e tyre përdorin më së shumti ushqimet e pasura në yndyrë.

2. Medikamentet e “urisë”.

Janë një kategori e caktuar medikamentesh, kryesisht të familjes se antidepresivëve dhe korizonikëve, të cilat janë në gjendje të ndikojnë një gjendje të vazhdueshme urie për organizmin, madje edhe pas një dreke të bollshme. Lidhje ndërmjet shtimit të peshës dhe medikamenteve të llojit të mësipërm është vënë re edhe në një studim amerikan me persona të moshës nën 65 vjeç.

Eco Higjiena

3. Konsumi i yndyrave.

Është e njohur botërisht ideja sipas se cilës nëse dëshiron që të dobësohesh duhet të heqësh dorë nga ushqimet e yndyrshme për t’u orientuar më shumë drejt atyre me bazë proteinike dhe karbohidrate. Në fakt studimet e fundit kanë treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, një porcion i caktuar i ushqimeve me bazë yndyrore është shumë i nevojshëm nëse duam të dobësohemi.

4. Me shume se sa dietat, e rëndësishme është mënyra e te jetuarit.

E thënë ndryshe stili i jetës. Asnjë diete nuk do të funksiononte nëse ajo nuk do të shoqërohej me disa zakone të tjera të mira. Kështu, e rekomandueshme është ngrënia e se paku 5 porcioneve ushqimore në sasi të vogël, si dhe fjetja e të paktën 8 orë gjumë në natë. Këtyre zakonëve, i shtoni edhe dietën, dhe rezultatet do të jenë menjëherë të dukshme.

5. Kujdes “nepsit” te rrezikshëm.

Nëse ju rastis që të kaloni përpara një vitrinë të pasur, apo pranë një dyqani me aroma provokante dhe ju ndieni dëshirën për te ngrënë, edhe kur normalisht nuk do ta kishit të nevojshëm, atëherë ky është një tregues qe thotë se diçka nuk shkon mirë me dietën tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.