Masakra e Gjilanit
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
N’ muajin Dhjetor, o, Dyzet e katër –
Në Gjilan, o, u bë masakër !
N’ këtë masakër, o, të paparë –
U vranë rreth 80 shqiptarë !
Partizanët serbë, maqedonas –
Masakruan shqiptarë me shkas !
Sa shqiptarë, o, janë masakrua –
Shenjë , as varr kund nuk është shënua ?!
80 vrasje u lanë pas dore
Sot nuk kanë , o, as përmendore ?!
Sa shumë vite , o, kanë kalua –
Kjo masakër nuk është ndriçua ?!
Këtë gjakderdhje , o, nga kjo plojë –
Askush kurrë nuk e zen në gojë !
Këtë masakër e mizori –
Kurrë s’e shkruan në histori ?!…
Për masakrat në orët e vona –
Na rrëfyen , o, gjyshet tona !
Për masakrat n’ këto troje t’ shkreta –
Kurrë nuk doli , o, e vërteta ?!
Gjilan, më 26.12.2016.
Demir Krasniqi


